Një 52-vjeçare është ekstraduar nga Spanja, ndërkohë që një i ri u është dorëzuar autoriteteve gjermane,.
Policia bën me dije se nga Spanja është ekstraduar në Shqipëri shtetaseja Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;
Ndërkohë në Gjermani është dërguar shtetasi Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
