Boksieri i famshëm britanik, Anthony Joshua u plagos në një aksident me makinë në Nigeri, në të cilin humbën jetën dy persona të tjerë.

Sipas mediave lokale, 36-vjeçari Joshua ishte në automjet kur ai u përplas me një kamion të parkuar në autostradën Lagos-Ibadan në qytetin Makun.

Siç shihet nga pamjet, ai ka dalë i plagosur nga mjeti. Makina ku udhëtonte Joshua ka pësuar dëmtime të shumta.

Familja e boksierit është me prejardhje nga Samagu, një qytet në shtetin Ogun, në jugperëndim të Nigerisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: