Trajneri i Atalantës, Rafaele Paladino ka treguar mbështetje të madhe për Gjimshitin, pas atij gabimi në ndeshjen ndaj Interit.

“Në fund të ndeshjes e përqafova Gjimshitin sepse ai zakonisht nuk i bën këto gabime. Janë episode që ndodhin dhe nuk mund ta fajësoj.

Kemi gabuar në zgjedhjet përfundimtare, kemi pasur edhe disa raste, si ai i Samardziç. Kundër këtyre skuadrave duhet t’i shfrytëzosh rastet sepse nuk të japin shumë”, u shpreh trajneri i Atalantës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb