Rikthehet uji në Vlorë! Pajisja që nevojitej për të riparuar defektin në rrjetin ujësjellës në Vlorë është montuar përgjatë natës, ndërsa furnizimi me ujë vijon të jetë i pjesshëm. Burime për News24 bëjnë të ditur se është kryer prova paraprake, duke furnizuar fillimisht me ujë zonën e Lungomares.
Gjithashtu, furnizimi i depos ka filluar mëngjesin e kësaj të marte dhe shpërndarja te të gjithë konsumatorët do të vijojë pasdite.
Qytetarët e Vlorës u përballen me mungesën e ujit të pijshëm për 5 ditë me radhë, rast që u pasua me 2 protesta të njëpasnjëshme, që vunë në lëvizje autoritetet shtetërore.
