Shoqata Tirana në një ceremoni inauguroi zyrat e reja. Kryetari i asamblesë së kësaj shoqatë, Shkelqim Hajdari tha se shoqata do të jetë zëri i tironasve autoktone të cilët kanë dhënë mbështetje për te gjithë, por rrallë kanë marrë vlerësimet që meritojnë.

Si mbartëse dhe promovuese e një kulture autoktone shqiptare, shoqata Tirana organizoi mbrëmjen e kësaj të premte një ceremoni për inaugurimin e ambienteve të reja në godinën pranë zonës së Selvisë në Tiranë si dhe festën për fundvitin. Mikpritja u bë nga kryetari i shoqatës, Ruzhdi Keçi, i cili një figurat kryesore të shoqatës Tirana, e cila është shndërruar në një organizatë me natyrë lobuese, duke shtrirë veprimtarinë e saj në treva të tjera apo në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Shkëlqim Hajdarin si kryetar i asamblesë së shoqatës ‘Tirana’, në një komunikim me mediat premtoi se do të jetë zëri i tironësve autoktonë, të cilët kanë dhënë gjithçka pa shumë zhurmë, por që rrallë herë kanë marrë vlerësimet që meritojnë. Një prej organizatave të para të shoqërisë civile në Shqipëri, shoqata “Tirana” gjatë tri dekadave ka forcuar edhe më shumë qëndrimet në mbrojtje të interesave dhe vlerave të qytetarëve të Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: