Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me programin bërthamor të Teheranit. Trump deklaroi mbrëmjen e kaluar se, nëse Irani përpiqet të riarmatoset ose të rifillojë aktivitetet bërthamore, SHBA do të “eliminojë” të gjitha armët e tij.

Reagimi nga Teherani ishte i menjëhershëm. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, theksoi se çdo agresion ndaj vendit të tij do të përballet me një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër.

Në një postim në platformën X, Shamkhani deklaroi se kapaciteti raketor dhe mbrojtja e Iranit nuk janë “as të kontrollueshme dhe as të varura nga leje”, duke shtuar se sipas doktrinës mbrojtëse të Teheranit, përgjigjet përgatiten përpara se kërcënimet të shndërrohen në veprime konkrete.

Deklaratat e ndërsjella vijnë në një moment të ndjeshëm për sigurinë rajonale, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes dy vendeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: