Një person është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës. Preng Perjaku ka plagë nga arma e zjarrit dhe, nga veprimet paraprake të dyshuara, dyshohet se ka qëlluar veten.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ende nuk ka të dhëna për rrethanat e ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
