Të tjera sfida interesante u zhvilluan të hënën në mbrëmje sa I takon sezonit të rregullt të NBA. Milwaukee arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundure 123-113 Charlotte. Tri lojtarë të Bucks realizuan mbi 20 pikë, duke i dhënë fitoren skuadrës mike. Jashtë fushe fiton edhe Phoenix, që mundi 115-101 Washington, ku vendimtar ishin Brooks me 26 pikë e Gillespie me 25 pikë.
Pas një loje spektakolare, skuadra e Miami mundi 147-123 Denver. Tetë lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, ku u dalla Powell me 25 pikë. Zhgënjen ekipi i Chicago, që u mund thellë 136-101 në shtëpinë e tij nga Minnesota. Naz Reid me 33 pikë ishte lider në fushë për miqtë.
Kampionët e Oklahoma mbeten skuadra më e mirë në NBA, duke mposhtur të hënën m e shifrat 140-129 Atlanta. Alexander Shai me 39 pikë ishte vendimtar për vendasit. Skuadra e Cleveland arrin të triumfojë 113-101 në fushën e San Antonio, në një sfidë tepër interesante e ndaj një kundërshtari tepër të forte e mjaft në formë si skuadra teksante. Më i miri në parket për Cavs ishte Jarret Allen, me 27 pikë të realizuara.
