Tragjedi në Nigeri, ku boksieri kampion i peshave të rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një vizite humanitare që Joshua po realizonte në vend, dhe si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën.

Boksieri britanik ka pësuar disa lëndime dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërkohë që burimet e para thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij është stabile. Aksidenti ka ndodhur në një segment të njohur të rrugës, dhe për momentin nuk ka shumë detaje mbi natyrën e përplasjes dhe dëmtimet që ka marrë Joshua.

Joshua, i cili është i njohur për angazhimet e tij filantropike, ishte në Nigeri për të mbështetur projekte sociale dhe humanitare. Aksidenti ka tronditur jo vetëm tifozët e boksit, por edhe komunitetin e gjerë sportiv. Ditën e sotme dy prej tabloidëve më të mëdhenj në Angli, “Mirrorr” dhe “The Sun”, kishin në qendër të vëmendjes pikërish aksidentin e shkaktuar në Nigeri, ku ishte i përfshirë boksieri, Anthony Joshua.

Mirrorr The Sun

Pritet që më shumë informacione të dalin në ditët në vijim lidhur me zhvillimet e mëtejshme të situatës dhe hetimet për shkakun e aksidentit. Kujtojmë që boksieri anglez ka vetëm pak ditë nga ku doli fitimtar në sfidën ekzibicionuese ndaj showman Jake Paul.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: