Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp ka komentuar çështjen ‘Balluku’. Ai ka vijuar me mbrojtjen e Ballukut, ndërsa theksoi se ato 16 mijë faqe nuk janë prova hetimi për Ballukun.

Edi Rama: Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? As unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit, por ky rast ndryshon sepse ka ardhur tek ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, të cilin si shumë raste të tjera në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë.

Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet, nuk është noter i prokurorisë.

Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie është gati gjykatë. Nuk do të doja ta kisha përmendur 16 mijë faqe dhe prova sepse ajo më provon, më ka provokuar që ditën e parë, po të isha unë në këhsillin e mandative, do tit hoja cojhuni ikni dhe kthehuyni me një dosje për parlamentin e deputetit. E dini ju ca janë ato 16 mijë faqe.

Nuk janë produkt I hetimit se ska si të jenë, janë 16 mijë faaqe ku janë future brenda kontrata, studime, arkivi I ministrisë futur brenda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb