Gjatë ditës së sotme, për 4 orë me radhë, rruga nacionale “Kapshticë-Selanik” do të jetë e bllokuar si pasojë e prrotestës së fermerëve grekë në vendin fqinj.
Policia Kufitare e Korçës njoftoi se për 4 orë ditën e sotme do të jetë e mbyllur rruga Kapshticë-Selanik, aksi veriperëndimor i vendit fqinj.
“Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë”, bën me dije policia vendore.
Gjithashtu sqarohet se kalimi do të bëhet vetëm nga rrugët dytësore.
“Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat”.
