Kryeministri Edi Rama ka delaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se PS do të qeverisë deri në vitin 2029.
Rama tha se PS e votojnë shqiptarët, as bandat dhe as patronazhistët.
“Prandaj dhe shqiptarët jashtë e votojnë PS, nuk dëgjojnë as tymin dhe zhurmën e “tenxherëve”, ata nuk e dëgjojnë se çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë”, u shpreh kryeministri.
Edi Rama: PS e votojnë shqiptarët, as bandat dhe as patronazhistët. Prandaj dhe shqiptarët jashtë e votojnë PS, nuk dëgjojnë as tymin dhe zhurmën e “tenxherëve”, ata nuk e dëgjojnë se çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë. Deri në 2029, me qeverinë e PS me 83 mandate në parlament.
Shiu ka punën e vet, ne kemi punën thoshte Loro Boricci. Sa pika shiu ka këtu, secili bën punën e vet. Zgjedhje të parakohshme? Deri në 2029 me Qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament.
