Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi gjatë një konference për mediat, se Edi Rama është pas emrit të Belinda Ballukut, si hajdute e shërbëtore e tij.
Berisha tha se dosjet e Ballukut nxorrën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Rama.
“Lubia nuk është gjë tjetër në atë aferë përvecse shërbëtore, hajdute e Edi Ramës që vodhi bashkë me të dhe zbatoi urdhërat e tij. Dosjet e Ballukut nxorrën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Rama.
Ato dëshmuan se autori kryesor i vjedhjes ë 190 mln euro në tunelin e Llogarasë është Rama. Ato dëshmuan se përvecse lubisë, tenderat e loteve të unazës së madhe i ndante dora e zezë e Ramës.
Nga zyra e tij, në mënyrë identike me një hajdut të pa penduar deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga SPAK nuk kanë asgjë për Ballukun prandaj kthehuni mbrapsht sepse nuk hiqet imuniteti i saj. Aferat janë të panumërta”, tha Berisha.
Pjesë nga konferenca
Edi Rama hoqi çdo maskë, doli siç është hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.
E vërteta është se afera e tunelit të Llogarasë në vetvete nuk është më e vogël se afera e djegësit të Tiranës apo djegësve në Tiranës.
Por në rastin e hetimit të djegësve, ai bëri kurban Arben Ahmetajn, njeriun që kishte refuzuar 5 herë të firmos projektin e djegësit të Tiranës, por që pavarësisht nga kjo, arriti me Troplinin e tij në Skap të lëshojë urdhër-arresti dhe të mos merret asnjë ditë në pyetje si nismëtar, si organizator, si ekzekutor i projektit të djegësit të Tiranës, zhdukjes së 130 milionë eurove pa nam dhe nishan në kontot bankare të tij dhe të Erion Veliajt.
Por në rast se Altin Troplini, një mercenar i shpifur i Edi Ramës amnistoi në këtë mënyrë djegësin e Tiranës dhe 130 milionë euro të qytetarëve shqiptarë, në fakt rreth 400 milionë po të marrim edhe djegësit e tjerë, një prokuror tjetër nuk ndoqi rrugën e tij në aferën e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e unazës së Tiranës, të denoncuara dhjetëra herë këtu para jush, por mori përsipër të zbatojë ligjin.
Në zbatim të ligjit ai shkoi direkt te Edi Rama sepse Lubia nuk është gjë tjetër në atë aferë veçse një hajdute e Edi Ramës, që vodhi bashkë me të, por zbatoi urdhrat e tij.
Dosjet e Lubi Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Edi Rama.
Ato dëshmuan se autori i vërtetë i vjedhjes 93 milionë euro me tunelin e Llogarasë është Edi Rama.
Ato dëshmuan se lotet e unazës së Tiranës, përveç Lubisë, është dora e zezë e Edi Ramës që ndante tenderat.
Ndaj Edi Rama në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit.
Dhe tani nga zyra e tij, në mënyrë identike me një hajdut të papenduar, deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga prokuroria nuk kanë asgjë për Lubi Ballukun, prandaj kthejini mbrapsht se nuk hiqet imuniteti i saj.
