Deputeti i PD, Belind Këlliçi reagoi pas konferencës së fundvitit të kryeministrit Edi Rama ku kreu i qeverisë i doli në krah zëvendëses së tij Belinda Balluku, e pandehur e SPAK për aferat miliona euro me tenderat, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon edhe ta arrestojë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi thekson se Rama mori në mbrojtje Belinda Ballukun nga frika se bashkë me të mund të rrëzohet edhe ai vetë.
“Mbrojtja për Belinda Ballukun nuk vjen nga ndonjë besnikëri brenda klanit, por nga frika e tij ekzistenciale se bashkë me Ballukun, Agasin dhe të tjerët, do të rrëzohet vetë ai. Asgjë nuk mund ta shpëtojë nga fati i tij përfundimtar pas hekurave. As 83 mandatet e vjedhura, as fshehja pas komisioneve hetimore, as sulmet ndaj opozitës. Edi Rama tashmë është e shkuara që refuzon të ikë. Ai thjeshtë do mbahet mend si një avokat i rëndomtë i një Grupi të Strukturuar Kriminal, të cilin e kryeson prej 13 vitesh!”, shkruan Këlliçi.
Reagimi
Parodia e normalitetit!
Skandal pas skandali, protestë pas proteste, përlyerje pas përlyerje, vjedhje pas vjedhje, Edi Rama pretendon të japë një shfaqje të normalitetit.
Duke bërë sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon drejtësinë që ka arritur thellë në hetim brenda zyrës së tij, kryetari i grupit të strukturuar kriminal flet për të drejtat e të paraburgosurve, për opozitën, për dronet luftarake, për dosjen e Ballukut…
Vetë kryeministri deklaron se deputetët e PS-së dhe avokati i ministres nuk e kanë marrë USB-në me dokumente dhe kjo deklaratë e rrëzon argumentin e kryeparlamentarit Peleshi në Këshillin e Mandateve mbi kohën e kërkuar për njohjen me dosjen sipas konventave europiane. Pra sërish i kapur gafil në mashtrim.
Mbrojtja për Belinda Ballukun nuk vjen nga ndonjë besnikëri brenda klanit, por nga frika e tij ekzistenciale se bashkë me Ballukun, Agasin dhe të tjerët, do të rrëzohet vetë ai.
Asgjë nuk mund ta shpëtojë nga fati i tij përfundimtar pas hekurave.
As 83 mandatet e vjedhura, as fshehja pas komisioneve hetimore, as sulmet ndaj opozitës.
Edi Rama tashmë është e shkuara që refuzon të ikë. Ai thjeshtë do mbahet mend si një avokat i rëndomtë i një Grupi të Strukturuar Kriminal, të cilin e kryeson prej 13 vitesh!

