Në fund të konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama foli dhe për mbajtjen në qeli të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar burgosjen e tij të padrejtë.

Rama tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend që të rrëmbehet kryebashkiaku dhe të lihet në qeli pa gjyq.

“Ka deri në zgjedhje edhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie, nuk funksionoi se Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin. E ka Tirana, por ku e ka? Ta nxjerrin pra, ta çojnë atje të bëjë detyrën dhe pastaj nëse gjendet i fajshëm të shkojë të bëjë dënimin. Çfarë bëhet këtu kështu. Kjo nuk shkon”, tha Rama.

Edi Rama: Erion Veliaj në qeli, është i kyçur në qeli pa gjyq dhe ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma se kam marrë vesh çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar çfarë ka bërë. Korrupsion në rastin e fjalës nuk kam parë. Unë di një gjë që çdo qytetar i Republikës që nuk është pjesë e organizatave kriminale. Përjashto rastet ku përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë që përsëri është fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara.

Unë argumenta veç asaj që thotë Këshilli i Evropës nuk kam parë. Siç ia bënë Hashim Thaçit, rrezik për intimidim e morën dhe e rrasën brenda, po doli i pafajshëm, kush ia kthen ato vite mbrapsht. Kryetar bashkie, teknika e marrjes së kryetarit të Bashkisë, si në rastin e atij të Tropojës që jo ke firmosur, jo s’ke firmosur. Ai është zgjedhur nga populli, merre gjykoje, ka të drejtën e gjyqit njeriu dhe në fund me prova fute në burg. Por s’mund ta burgosësh se do ti, se ndjehesh ti i fortë, nuk e bën asnjë vend.

Ka deri në zgjedhje edhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie, nuk funksionoi se Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin. E ka Tirana, por ku e ka? Ta nxjerrin pra, ta çojnë atje të bëjë detyrën dhe pastaj nëse gjendet i fajshëm të shkojë të bëjë dënimin.

Çfarë bëhet këtu kështu. Kjo nuk shkon. Këto janë probleme që duhen marrë seriozisht nga të gjithë, nga qeverisja e gjyqësorit, ILD, Këshilli, vetë protagonistët. Këtu janë njerëzit, të hetohen, të gjykohen dhe të ndahet shapi nga sheqeri. Ça janë këto kontrolle banesash për gjëra që kanë ndodhur para 5 vitesh? Si mund të ndodhë kjo? Kontrolli i banesave ka rregulla po të shohësh ligjin, jo të shkosh të futesh atje dhe të kapësh ça të kapësh dhe të shohim…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb