Për të tretën herë pas kërkesave të vazhdueshme të deputetëve demokratë, mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve nuk zhvillohet, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së thote se kjo që po ndodh me çështjen Balluku është skandaloze.

Sipas Bardhit kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, është kthyer në një person të papërgjegjshem që zbaton vetëm urdhrat politike të Edi Ramës.

Demokratët thonë se do të kërkojnë përsëri një mbledhje të radhës, që të zhvillohet më 6 Janar.

“Prej dy javësh po presim pesë anëtarët e mazhorancës në këshill, të cilët duket se po i ikin përgjegjësisë për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë. SPAK ka kërkuar shqyrtimin brenda 3-5 ditëve nga marrja e kërkesës, por deri tani nuk është kryer as dëgjimi i prokurorisë në Kuvend”, tha Bardhi.

Prej gati 2 javësh, anëtarët e PD-se ne Keshillin e Mandateve kerkojne shqyrtimin e kerkeses se SPAK per heqjen e imunitetit te Belinda Ballukut, ndërsa kryeministri Rama ka lajmëruar se kjo nuk do të ndodhë pa folur fillimisht Gjykata Kushtetuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb