Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbajtur sot një pritje zyrtare ku ka dhënë edhe mesazhin e saj për fundvitin.

Ajo u shpreh se pret nga 2026 që të vijohet me të njëjtën shpejtësi në negociatat për anëtarësimin në BE.

“Nëse nga 2025 duhet të zgjedhim një foto kartolinë, për Shqipërinë do të zgjidhja momentin historik ku 47 burra e gra shteti u ulën nën hijen e monumentit të Skënderbeut për të diskutuar për të ardhmen e Europës dhe Shqipërisë. Nëse do të zgjidhja një datë do të ishte 17 nëntori, i hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave.
Rruga jonë europiane është nxitur nga fakti që Europa është zgjidhja dhe zgjedhja e vetme për Shqipërinë. Në 2026 presim njehsimin e mëtejshëm të shpejtësisë në përparimin e negociatave.
Përgëzoj sërish zotin Kurti për rezultatin në zgjedhje dhe riafirmoj përkushtimin për të bashkëpunuar në çdo fushë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb