Vllaznia ka ndarë rrugët me portierin Kristi Qarri. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka arritur akordin me futbollistin Kristi Qarri për ndërprerjen e parakohshme të kontratës dypalëshe.
Klubi e falenderon atë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve me fanellën”- Shkruan klubi. Qarri ka luajtur 18 ndeshje në këtë sezon.
