Ish- ambasadori Arben Çejku i ftuar në News24 me Megi Latifin, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatin e thellë të fitores së Vetëvendosjes dhe Albin Kurti.
Ai u shpreh se arsyeja se përse Kurti triumfoi, ishte fakti që diti të manovronte përballë sfidave t vështira me ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se një pikë tjetër që ndikoi ishte edhe opozita e cila nuk ishte në lartësinë e duhur.

“Kosova ia doli ë japë një leksion demokracie që qytetarët duhet jenë të lirë të votojnë. Zgjedhjet ishin shumë pozitive dhe janë paradhomë për stabilitet politik në Kosovë. Për votën e diasporës duhet të kemi respekt. Pavarësisht gjithçka ata kanë të drejtën të zgjedhin, ua njeh ligji. Diaspora duket se ka ndjekur trendin e përgjithshëm që shkonte drejt Vetëvendosjes dhe Kurtit. Shoh komente së fundmi se ka një invazion nga vota e diasporës, duke e marrë si “justifikim” për humbjen. Ndryshim nuk vjen nga diaspora, por nga Prishtina. Diaspora luajti rol por nuk është kusht themelor, duhet parë diku tjetër për të gjetur arsyet e fitores së VV dhe humbjes së partive të tjera.
Unë mendoj se Kurti fitoi se diti të manovronte përballë sfidave që kishte, falë edhe presidentes Vjosa Osmani që “shkriu akujt” me SHBA-në. Edhe njohjet e reja për shtetin e Kosovës kanë ndikuar gjithashtu”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb