Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren.

Një banesë në qendër të qytetit të Prizrenit është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht.

Si pasojë e flakëve ka humbur jetën një foshnje vetëm 1-vjeçare, ndërkohë tre fëmijët e tjerë të familjes kanë shpëtuar mrekullisht.

Në videon e shpërndarë nga mediat e Kosovës, shihet se si zjarrfikësit përpiqen të vënë nën kontroll flakët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb