Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb