Rrugët në vendbanimin arktik të Tiksi-t, në rajonin e Jakutisë, janë mbuluar plotësisht nga dëbora si pasojë e stuhive të fuqishme që kanë përfshirë zonën. Moti ekstrem ka sjellë temperatura të ashpra që zbresin deri në -50 gradë Celsius, duke e bërë jetesën tepër të vështirë për banorët.
Shtresat e dëborës kanë arritur deri në dy metra lartësi, duke kthyer rrugët në korridore të ngushta akulli.
Vendasit janë të detyruar të lëvizin mes “labirinteve” të krijuara nga dëbora, ndërsa autoritetet po përballen me sfida të mëdha për të mbajtur të hapura rrugët dhe shërbimet bazë.
