Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të martë në fshatin Piskupat të Pogradecit. Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12 vjeçares
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim.
Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.
Mësohet se i moshuari, rreth 70 vjeç i identifikuar si Rushan Selko, ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
I moshuari ka kryer mardhënie me të miturën në banesën e tij.
Priten detaje të tjera në vijim.
