Qeveria miratoi sot vendimin për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm për disa artistë e sportistë të njohur.

Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit.

Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm për Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Edra Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Gjithashtu u miratua dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social si dhe dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në “Fletoren zyrtare”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb