Ikona braziliane e Real Madrid, Roberto Carlos është shtruar me urgjencë në spital.
The Sun raporton se ish-mbrojtësi legjendar i Real Madrid dhe kombëtares së Brazilit, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi u diagnostikua me një sëmundje në zemër.
Roberto Carlos, 52 vjeç, ishte duke kaluar kohë me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij në Brazil, përpara se të dërgohej me urgjencë në spital.
Ish-futbollisti ka kaluar një atak kardiak.
