Gazetarja Klodiana Lala është sot e ftuar në Programin e Drekës në News24, ku ka bërë një bilanc të ngjarjeve kriminale dhe dosjeve të hetuara gjatë 2025, që bënë bujë.

“2025 ka shënjuar disa ngjarje kriminale. Nisën në Shkodër dhe vrasja e Kristian Markut, nipi i Martin Bardhit ishte më e rënda nga mënyra e organizimit. Famija Bardhi dhe ajo Reçi kishin një sagë hakmarrjeje.

Gjatë vitit kemi ngjarje të tjera të rënda, ngjarja në Lundër ku u qëllua në automjetin e fëmijëve të një biznesmeni. Ngjarje ku krimi nuk kursen as të miturve. Masakra e Shkodrës gjithashtu ishte shumë rëndë.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ishte për mua edhe më e rënda sepse u prek tempulli i sistemit, drejtësia. Ajo që ihste edhe më e rëndë sipas meje është atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri (Shaljani) ishte gjithashtu shumë e rënë.

Sherret e të miturve kanë qenë gjithashtu prezente gjatë 2025-ës”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb