Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Elbasan ka prezantuar bilancin e punës për vitin 2025, duke evidentuar një rritje të ndjeshme të shërbimeve kadastrale.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti janë dyfishuar shërbimet e ofruara për qytetarët, ndërsa numri i objekteve të legalizuara ka qenë dy herë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e administrimit të pronës dhe shërbimeve publike.

Më konkretisht, dhënia e shërbimeve kadastrale në krahasim me vitin 2024, gjatë 2025-ës u rrit nga 73 353 në 90 210 shërbime.

Sa i takon vendimeve të legalizimeve, shifrat e vitit 2025 paraqiten të dyfishuara në krahasim me vitin e kaluar.

Gjatë 2025 janë miratuar 1864 vendime për legalizim objektesh të ndërtuara pa leje, në krahasim me 757 vendime që i përkasin vitit 2024.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb