Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e ri 2026, ndërsa Hong Kongu anuloi shfaqjen e zakonshme të fishekzjarrëve mbi Portin Victoria pas një zjarri masiv në nëntor që vrau të paktën 161 persona.

Në vend të kësaj, ka organizuar një shfaqje muzikore me dyshen e soft rock-ut Air Supply dhe këngëtarë të tjerë, ndërsa fasadat e tetë monumenteve janë shndërruar në orë gjigante numërimi mbrapsht ku paraqitej  një shfaqje dritash që zgjati prej 3 minutash.

Në Malajzi, Kullat Binjake Petronas zënë vend qendror ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiellin e natës.

Atyre u janë bashkuar një sërë vendesh të tjera – Mongolia, Tajvani, Brunei, Irkutsk në Rusi, Pertu në Australi Perëndimore, Hong Kongu, Singapori, Makau dhe disa rajone të Antarktidës.

Për disa njerëz në Kinë dhe në pjesë të tjera të Azisë, Viti i Ri Hënor është festa kryesore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb