Në 2025, risia e madhe e Sylvinho-s ishte Juljan Shehu, me mesfushorin kuqezi që jo vetëm debutoi, por arriti të rrëmbej një vend në formacion, u kthye në një titullar i paprekshëm. Ky vit i ri mund të sjell një ndryshim të madhe në karrierën e Juljan Shehut pasi falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Poloni, Shehu ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha Evropiane.

Pak kohë më parë, mesfushori kuqezi rinovoi kontratën e tij me Widzew Łódź deri në 2028, por mediat polake kanë zbuluar një klauzolë të përfshirë në kontratën e tij që e lejon të largohet, madje që në janar, nëse për të vjen ndonjë ofertë nga një klub Evropian.

Fakt është që për Juljan Shehun këtë periudhë ka pasur interesim konkret nga ekipe si Panathinaikos në Greqi, Valencia në Spanjë, por edhe Sporting Kansas Siti në Amerikë. Sigurisht nuk do jetë e lehtë që Juljan Shehu të largohet gjatë merkatos së janarit pasi në mes është edhe Botërori, ndeshjet e fazës play-off, me mesfushorin kuqezi që kërkon fillimisht garanci sportive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb