Ylli i Hollivudit, Mel Gibson dhe Rosalind Ross i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas nëntë vitesh së bashku, sipas një deklarate të përbashkët të botuar në ”People”. “Fituesi i çmimit Oscar, 69 vjeç (ai mbush 70 vjeç më 3 janar 2026), dhe skenaristja, 35 vjeçe, i dhanë fund lidhjes së tyre në heshtje më shumë se një vit më parë”, raporton revista, por do të vazhdojnë ta rrisin së bashku djalin e tyre të vogël, Lars.

“Ndërsa është e trishtueshme të mbyllim këtë kapitull të jetës sonë, ne jemi bekuar me një djalë të mrekullueshëm dhe do të vazhdojmë të jemi prindërit më të mirë që mund të jemi”, thanë Gibson dhe Ross për ”People”.

Çifti u takua përmes miqve të përbashkët në vitin 2014 dhe shpejt filluan të dilnin bashkë.

Gibson dhe Ross nuk u martuan kurrë, por në vitin 2017 ata patën një djalë, Lars, i cili u lind vetëm disa ditë para se aktori të merrte një nominim për Oscar për Regjisorin më të Mirë për ”Hacksaw Ridge”.

“Çfarë mund të jetë më emocionuese sesa të dëgjosh nominimet ndërsa mban fëmijën tënd të porsalindur?”, tha Gibson në një deklaratë në atë kohë.

Aktori dhe regjisori, i njohur për filma të tillë si “Lethal Weapon”, “Braveheart” (i cili i fitoi dy çmime Oscar) dhe “The Passion of the Christ” (për të cilin aktualisht po xhiron vazhdimin, “The Resurrection of Christ”, që pritet të dalë në kinema të Premten e Madhe në vitin 2027), ka tetë fëmijë të tjerë përveç Larsit.

Shtatë u lindën gjatë martesës së tij me ish-gruan Robyn Moore, dhe një, Lucia, u lind nga pianistja, Oksana Grigorieva.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: