Në Serie A, aty ku prej vitesh është baza më e rëndësishme e futbollistëve shqiptar, i vetmi legjionar me “valixhe” në duar është Elseid Hysaj. Në 2026, Hysaj do të rikthehet të jetë pjesë e listës së Lazio-s, por jo për shumë kohë, pasi sipas mediave italiane, largimi i tij në fund të sezonit është i sigurt, në një kohë kur palët nuk kanë diskutuar në asnjë moment opsionin për rinovimin e kontratës e cila i përfundon në fund të këtij sezoni.

Lazio
Lazio

Sipas Corriere dello këtë periudhë Lazio do të përpiqet të gjejë një sistemim për Hysajn me shpresën që të kursejnë të paktën pagën e tij deri në fund të sezonit.

Në çdo rast, Hysaj mund të jetë një opsion për t’u rikthyer sërish në grup, nëse largohet Tavares.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: