2025 ishte pa diskutim viti i Anis Mehmetit, me sulmuesi kuqezi që shfaqi një formë të shkëlqyer duke u shndërruar në lider te Bristol City. Në 24 ndeshje këtë sezon, Mehmeti ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar 6 asiste, por as kaq nuk mjaftoi që Sylvinho t’i dhuronte një festë, për ta rikthyer sërish në Kombëtare.
Falë paraqitjeve të tij këtë sezon, kartoni i Mehmetit ka “fluturuar” në tregun e transferimeve. Aktualisht sulmuesi kuqezi vlerësohet me 10 milionë euro.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Angli, por Bristol City është bërë pengesë, nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtari i tyre kryesor pasi edhe këtë sezon Bristol synon të ngjitet në elitë. Nëse nuk ia dalin t’ia arrijnë këtij objektivi, me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Mehmetit në Championship. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë plani i Sylvinho-s për sulmuesin, nëse do t’i dhurojë apo jo një festë për ndeshjet e muajit mars.
