Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë me Shtetet e Bashkuara për luftën kundër drogës, naftën dhe marrëveshjet ekonomike
Kjo deklaratë e tij vjen në mes të një krize me Shtetet e Bashkuara, të cilat po ushtrojnë presion të madh mbi vendin e tij përmes vendosjes së anijeve luftarake në Karaibe.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara e di këtë, sepse ua kemi thënë shumë zëdhënësve të saj. Nëse duan të diskutojnë seriozisht një marrëveshje për të luftuar trafikun e drogës, ne jemi gati. Nëse duan naftë nga Venezuela, Venezuela është gati për investime amerikane, si me Chevron, kur të duan, ku të duan dhe si të duan”, tha më tej Maduro.
