Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë gati të ndërhyjnë nëse Irani vret protestues.

“Nëse Irani qëllon dhe vret protestues paqësorë, siç është zakon i tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u vijnë në ndihmë. Ne jemi gati të ndërhyjmë dhe të gatshëm të veprojmë”, theksoi ai.

Të paktën gjashtë persona vdiqën gjatë protestave që u mbajtën për në tre qytete. Protestat masive u zhvilluan për shkak të Kostos së lartë të jetesës

Demonstratat filluan të dielën në Teheran, kur shitësit hynë në grevë për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe rënies së fuqisë blerëse. Brenda disa ditësh, protestat u përhapën në pjesë të tjera të vendit, duke u bërë më intensive.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: