Deputeti i PD-së Klevis Balliu në një reagim në rrjetet sociale e cilëson operacionin e SHBA-së kundër regjimit të Nicolás Maduro si një dëshmi se edhe diktaturat më të forta nuk janë të pathyeshme.
Duke e lidhur këtë zhvillim me realitetin shqiptar, sipas tij, demokracia dhe sundimi i ligjit janë vënë në rrezik nga një model qeverisjeje i kapur nga interesat kriminale.
Ai thekson se ndërhyrja e mbështetur nga administrata e Presidentit Trump shërben si frymëzim për të gjithë ata që besojnë se përballja me autokracinë dhe narkoshtetin është e domosdoshme dhe e mundshme.

Reagim i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Operacioni i suksesshëm i Shteteve te Bashkuara të Amerikës kundër regjimit kriminal të Nicolás Maduro përbën një sinjal të qartë shprese për të gjithë popujt që sot jetojnë nën diktatura të ngritura mbi narkotrafikun dhe krimin e organizuar.
Ky zhvillim dëshmon se edhe regjimet më represive, kur ndërtohen mbi korrupsion dhe dhunë, nuk janë të përjetshme dhe as të paprekshme.
Prej vitesh, edhe vendi ynë ndodhet nën presionin e një modeli qeverisjeje që ka simbiozë me krimin dhe ka shndërruar shtetin në instrument të interesave të paligjshme.
Ky operacion, i mbështetur nga administrata e Donald Trump në Venezuela, shërben si një burim i fortë frymëzimi për të gjithë ata që besojnë te liria, demokracia dhe sundimi i ligjit, për të mos u ndalur në përballjen me narkoshtetin dhe autokratët që mbajnë peng fatin e kombeve të tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: