Pas operacionit amerikan në Venezuelë, kapjes së Presidentit Nicolas Maduro dhe gruas së tij Cilia Flores, të cilët u transferuan jashtë vendit, e ardhmja e Venezuelës është e paqarte.

Kushtetuta përcakton që pushteti duhet t’i kalojë zëvendëspresidentes së Maduros, Delcy Rodríguez.

Por e ardhmja e regjimit është e pasigurt dhe opozita, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ka të ngjarë ta shohë këtë moment si një mundësi vendimtare. Mes kësaj pasigurie të madhe, thekson CNN, po dalin në pah disa skenarë.

Skenari i pare eshte Rruga Institucionale.

Sipas këtij skenari, ndiqet rruga kushtetuese: Neni 233 përcakton rastin e “mungesës absolute” të presidentit. Në këtë rast, Zëvendëspresidentja Ekzekutive Delcy Rodríguez merr pushtetin dhe shpall zgjedhjet brenda 30 ditëve. Presidenti i zgjedhur shërben per një mandat të plotë gjashtëvjeçar.

Skenari i dyte eshte politikani në mërgim Edmundo González.

Kandidati më i mundshëm i opozitës është Edmundo González Urrutia, i cili kandidoi në zgjedhjet e vitit 2024. Ai eshte një akademik dhe diplomat me përvojë të gjatë, qe jeton në mërgim në Spanjë. Ai mbështetet nga fituesja e fundit e Çmimit Nobel për Paqen, aktivistja për demokraci María Corina Machado. Duke folur në Oslo muajin e kaluar pasi mori çmimin, Machado tha se lëvizja e saj po përgatitej për “një tranzicion të rregullt dhe paqësor” sapo Maduro të largohej. Në dhjetor, María Corina Machado deklaroi se González e kishte ftuar të shërbente si nënkryetare dhe se shumica dërrmuese e policisë dhe forcave të armatosura do të zbatonin urdhrat e administratës së re sapo të fillonte tranzicioni politik.

Skenari i trete eshte Një grusht shteti ushtarak
Ministri aktual i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, foli pas sulmit amerikan, duke deklaruar se Venezuela do të kundërshtojë praninë e trupave të huaja në vend. ” Ai tha se ky sulm përfaqëson zemërimin më të madh që vendi ka përjetuar ndonjëherë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: