Presidenti amerikan Donald Trump ka mbyllur konferencën e tij për shtyp mbi operacionin ndaj Venezuelës me një ton triumfues, duke theksuar se “diktatori dhe terroristi Maduro më në fund është zhdukur dhe populli venezuelian është i lirë”.
Trump theksoi se qytetarët e Venezuelës janë “përsëri të lirë” dhe se kjo liri është një moment i vonuar, por i rëndësishëm për vendin. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë Hemisfera Perëndimore janë më të sigurta pas këtij operacioni.
“Amerika është një komb më i sigurt këtë mëngjes… dhe Hemisfera Perëndimore është tani një vend shumë më i sigurt për të qenë”, tha Trump.
