Arrestimi i Nicolas Maduro është ndjekur hap pas hapi dhe ajo çfarë ka rënë në sy kanë qenë veshjet e ndryshme të liderit të Venezuelës.
Në fotot që kanë bërë xhiron e rrjetit shihet me veshje të ndryshme. Mediat ndërkombëtare kanë bërë interpretimet e tyre dhe së fundmi theksohet se kjo ka ndodhur për të shmangur rreziqet por edhe për t’ju përshtatur klimës dhe situatës gjatë transportimit të tij nga Venezuela në New York.
Fillimisht, në anijen luftarake në të cilën u transferua pas arrestimit të tij dhe në foton e parë pas bastisjes së Delta Force, Maduro mban veshur xhup gri dhe një bluzë të bardhë poshtë.
Në Nju Jork, kushtet e motit janë krejtësisht të ndryshme nga ato në Karakas. Temperatura dje ishte -6 gradë Celsius – një mot mjaft i zakonshëm për metropolin amerikan, i cili në këtë kohë të vitit është ose me dëborë ose… i ngrirë.
Ndryshimet e papritura të temperaturës, sipas shkencëtarëve, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzit që kanë astmë, alergji dhe madje edhe sëmundje të zemrës.
Me sa duket më vonë, kur ai ishte në selinë e Administratës Kundër Drogës (DEA), ku do të zhvillohet procesi i tij zyrtar i regjistrimit dhe i akuzimit, Maduro – i cili është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore u diagnostikua me simptoma të hershme të hipotermisë.
Kjo është edhe arsyeja pse ai ishte veshur rëndë: me një xhaketë (të zezë, “të huazuar” nga DEA) të mbërthyer lart, poshtë së cilës është një pulovër që duket pak në mëngë, si dhe kapuçi karakteristik, i cili mezi i qëndron në kokë.
Megjithatë, ajo që nuk ndryshon fare në veshjen e Nicolas Maduros janë pantallonat, por edhe këpucët.
