Greqia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore pas disa problemesh me fluturimet nga dhe drejt vendit.

Gjithashtu mësohet se jashtë përdorimit kanë dalë sistemet e radio ndërlidhjes në Greqinë veriore që ka sjellë edhe bllokimin e sistemeve të komunikimit të avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore greke.

Ndërsa asnjë avion nuk mund të ulet ose të ngrihet në mënyrë automatike nga aerodromet e vendit, ndërsa avionët që ishin në fazën e uljes në momentin e defektit, përdorën sistemet manuale dhe vizive të zbritjes.

Problemi teknik ka shkaktuar tashmë shqetësime për pasagjerët, me fluturime që nuk mund të operojnë normalisht dhe disa të tjera kanë mbetur të bllokuara në vendet e tyre.

Pasagjerëve u kërkohet të kontaktojnë linjat ajrore përpara se të shkojnë në aeroport për t’u informuar për çdo ndryshim, ndërsa shërbimet kompetente po monitorojnë situatën dhe po përpiqen të gjejnë zgjidhje më të shpejta për të rivendosur funksionimin e FIR.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: