Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar mungesën e reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me operacionin e forcave amerikane për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka sugjeruar me ironi ndryshimin e emrit të rubrikës së Ramës, duke theksuar se heshtja e tij flet më shumë se fjalët.

“Miq, nga sot podcasti i Edi Ramës ‘Flasim’ pagëzohet me emrin e ri ‘Heshtim’. Gëzuar emrin!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb