Efektivët e policisë së shtetit kanë ndërhyrë në protestën e organizuar nga lëvizja Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë, duke hequr çadrat e vendosura më herët nga aktivistët.

Gjithashtu, raportohet se policia ka shoqëruar disa protestues, ndërsa situata para Kryeministrisë paraqitet e tensionuar.

Në pamjet e siguruara shfaqen protestuesit që përplasen me policinë, e cila ka përdorur edhe forcë ndaj tyre për t’i shoqëruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb