Chivu, tekniku i Interit, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bolognas.

“Ata kanë një identitet të qartë, krijojnë probleme për këdo duke mbushur zonën e penalltisë me sulmues dhe mesfushorë ofensivë. Janë një kundërshtar i vështirë”, tha ai.

Edhe pse nuk pritej rotacion i madh për shkak të cilësisë së kundërshtarit, Chivu la të hapur mundësinë e ndryshimeve në formacion.

“Kemi 25 lojtarë të gatshëm për të luajtur. Duhet të ruajmë rezultatet edhe përmes rotacionit, sepse nuk është e lehtë të luash çdo tri ditë”, theksoi Chivu.

I pyetur për polemikat e fundit që përfshijnë Antonio Conten, trajneri rumun u shpreh qartë.

“Mënyra se si e shoh unë futbollin, polemikat nuk më interesojnë. Ato ndikojnë vetëm në media dhe nuk kanë lidhje me sportin. Futbolli mbetet sport, le të shmangim kritikat dhe debatet e panevojshme”, pohoi ai.

Sa i përket garës për titull, Chivu theksoi balancën e madhe në krye të renditjes.

“Renditja tregon se janë pesë ekipe me diferenca të vogla pikësh. Të gjitha kanë shanse. Brenda një muaji situata mund të ndryshojë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb