Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në protestën e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë ditën e sotme.

“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor”, shkroi Berisha në Facebook, duke akuzuar kryeministrin Rama, të cilin e etiketoi si “Ramaduro”.

Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor! Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë! Shqiptarët do të rezervojnë fatin e Maduros!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb