Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar zv/presidenten dhe presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, kundër sfidimit të SHBA-së.

“Nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të lartë, ndoshta më të madh se Maduro”, tha presidenti amerikan për The Atlantic në një intervistë telefonike këtë mëngjes sipas kohës amerikane.

Dje, Trump tha se SHBA-të do të donin të “drejtonin” Venezuelën pas kapjes së Nicolas Maduros.

Ai tha se Rodriguez ishte “e gatshme të bënte atë që ne mendojmë se është e nevojshme”, në një kontrast të dukshëm me fjalimin sfidues që ajo mbajti menjëherë pas kësaj.

Në intervistë, Trump tregoi se e konsideronte ndryshimin e regjimit një qëllim legjitim pas kundërshtimit nga pjesë të së djathtës amerikane që janë kritike ndaj ndërhyrjeve të huaja.

“E dini, rindërtimi atje dhe ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më mirë se ajo që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”, tha ai.

‘Ne kemi nevojë për Groenlandën, absolutisht’

Trump shtoi se Venezuela mund të mos jetë vendi i fundit ku SHBA-të mund të ndërhyjnë.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën, absolutisht”, tha ai, duke vënë në dukje se ishulli, i cili i përket Danimarkës, ishte “i rrethuar nga anije ruse dhe kineze”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb