Tragjedia në Crans-Montana u shkaktua nga përdorimi i fishekzjarrëve.
Këto janë pajisje jometalike që përmbajnë një përbërje piroteknike që prodhon shkëndija dhe flakë.
Ato janë projektuar për t’u vendosur në tokë, për t’u fiksuar në tokë ose në një mbështetëse, ose për t’u mbajtur në dorë. Deklaratat fillestare të dëshmitarëve përshkruajnë një zjarr që u përhap me shpejtësi, duke gjeneruar një sasi të madhe tymi dhe nxehtësi të fortë.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha zyra e prokurorit të Valais dhe policia kantonale në një deklaratë mbi hetimin për zjarrin e natës së Vitit të Ri në Crans-Montana.
Zyra gjyqësore zvicerane shton se nuk janë urdhëruar masa shtrënguese kundër të dyshuarve, pasi kriteret për paraburgim nuk përmbushen aktualisht.
Aktualisht nuk ka dyshime se të pandehurit kanë ndërmend t’i shmangen procedurave penale ose dënimit të pritur duke ikur. Kriteret e tjera, përkatësisht rreziku i përsëritjes së krimit ose bashkëpunimit, nuk po merren në konsideratë.
Hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar çdo përgjegjësi tjetër penale.
Sot janë identifikuar edhe 16 viktimat e fundit, nga një total prej 4o të vdekur të zjarrit të natës së Vitit të Ri në klubin Le Constellation në Crans-Montana.
Ato janë tre gra zvicerane (dy 15-vjeçare dhe një 22-vjeçare), një vajzë 24-vjeçare me shtetësi zvicerane/franceze, tre italiane (një 16-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar), një grua portugeze 22-vjeçare, një grua belge 17-vjeçare, gjashtë gra franceze (një grua 33-vjeçare, një grua 26-vjeçare, një grua 23-vjeçare, një grua 20-vjeçare, një grua 17-vjeçare, një grua 14-vjeçare) dhe një burrë 15-vjeçar me shtetësi franceze/izraelite/britanike.
