Kreu i PD Sali Berisha deklaroi pas daljes nga ambientet e SPAK se kryeministri Edi Rama do të ketë fatin e Nicola Maduros.
Duke e cilësuar kryeministrin si “Ramaduro”, Berisha u shpreh se Rama vetë ka pranuar se është fajtor, por sipas tij është justifikuar me faktin se Shqipëria nuk ka burime nafte si Venezuela dhe kartelet e saj janë më të vogla se ato të vendit latin.
Berisha theksoi se fati i Ramës do jetë i njëjtë si i Maduros, duke shtuar se do të jetë populli shqiptar që do ia japë atë dhe jo forcat Delta të SHBA-ve.
“Këtu, kryefjala dhe unë e kuptoj që është Ramaduro. Unë do them ato që ka thënë Ramaduro vetë. Ramaduro ka thënë për veten e tij. Ja çfarë shkruan Edi Rama për veten e tij. Në gjykatë kishte ndryshuar emrin nga Edi Rama në Endri Kajsiu. Ka marrë emrin e Endri Fugës dhe mbiemrin e Blendi Kajsiut. U arrestua thotë Nicola Maduro dhe ca trushkulur po presin që Delta të zbresë në Surrel për të arrestuar Edi Ramën. Edi Rama e pranon vetë se është fajtor, por nxjerr si argument të vetëm se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. Sipas tij kartelet në Venezuelë janë më të mëdha se në Shqipëri. Sipas Endri Kajsiut, emrit të ri të Edi Ramës,.
Sipas Ramës, problemi është se Shqipëria nuk ka naftë, paçka se thoshte që Shpiragu noton mbi naftë, e harroi këtë ky, thotë se kartelet në Shqipëri janë më të vogla se në Venezuelë. Të gjitha këto dëshmojnë se Edi Rama pranon vetë fajësinë, pranon se është Ramaduro i Europës dhe pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros. Këtë natyrisht do ja japin Delta apo populli, unë them se ja jep populli shqiptar. Për dijeni, McGonigal-i ishte aty, po dëshmonte, është hapur dosja e tij”, u shpreh ai.
