Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka komentuar arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërsa u ndal dhe te fati që pret kryeministrin Edi Rama. Ai u pyet nga gazetarja Klodiana Lala, nëse opozita shpreson se dhe Rama do të ketë apo jo të njëjtin fund si dhe për strategjinë që do të ndjekë PD për rrëzimin e kryeministrit.

Ai tha se nuk pretendon që Forcat Delta të SHBA-ve të zbarkojnë në Tiranë dhe të arrestojnë Ramën, por tha se ky i fundit ishte përfshirë në skandalin e McGonigal.

“Këtë e thonë ata që e bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës. Nëse flet për votë, Edi Rama është në farsë elektorale si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte dhe fakti që nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje. Nëse Këshilli i Europës, institucion i themeluar mbi zgjedhjet e lira thotë se zgjedhjet në Shqipëria duhet të ndahet nga shtet. Kam përshëndetur arrestimin. Nuk kam deklaruar se forcat delta do të vinë të arrestojnë Ramën. Kam deklaruar se në aferën Mcgonigal Rama është po kaq kriminel si Mcgonigal. Të tjerat, siç u përmbushën diktaturat në Bangladesh, Srilanka, do të përmbysen dhe në Shqipëri. Një diktator për ne është më lehtësi. Ai bashkë me Ballukun, Lindat e tij, që i ka dy pas, që i adhuron, janë të përfshira gjer në vesh me AKSHIN. Ah harrova t’ju them se në regjistër ishte dhe Gysi dhe Irena Gjoka. Kjo e fundit ishte këshilltarja e Gysit.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: