Presidenti kolumbian, i cilësuar si “i sëmurë” nga Donald Trump brenda natës, i është përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan për një operacion ushtarak kundër vendit të tij.
Gustavo Petro ka shkruar një sërë postimesh online gjatë orës së fundit, duke thënë se do të “kontrollonte nëse fjalët e Trump në anglisht përkthehen siç thotë shtypi kombëtar”.
Petro shtoi se do t’u “përgjigjej atyre sapo të mësonte se çfarë do të thotë në të vërtetë kërcënimi i paligjshëm i Trumpit”.
Në një postim tjetër, ai tha: “I gjithë populli venezuelian, kolumbian dhe latino-amerikan duhet të dalë në rrugë.”
