Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët e Durrësit duke krijuar një situatë të pazakontë teksa uji vërshon në të gjithë qytetin prej orëve të para të mëngjesit.

Por përtej problematikave, një i ri durrsak ka zgjedhur t’i sfidojë përmbytjet ndryshe.

BalkanWeb dhe News24 sjellin videon e një qytetari teksa bën surfing në një rrugë të qytetit, e përmbytur nga shiu.

Pamjet e këtij të riu janë bërë virale në rrjet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb