Efektivë të komisariatit nr. 3 arrestuan në Tiranë mjekun Julian Habibaj 53 vjeç për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ai ushtronte detyrën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ndërsa është kallëzuar nga kryeinfermierja se pasi i ka kërkuar atij që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar, e ka ofenduar dhe kapur për fyti me duar duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme.

Burimet bëjnë me dije se ndaj mjekut kishte 11 shkelje disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit, ndërsa kjo është hera e parë që është kallëzuar në polici.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: